Politike

Flutura Açka nga Elbasani: Kam një ëndërr, të sjell fondacion Cruyff në Shqipëri

11 Prill 2021, 14:12 Nga DOSJA
Flutura Açka nga Elbasani: Kam një ëndërr, të sjell

ELBASAN– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale ka qenë sot në qytetin e Elbasanit ku midis të tjerave është takuar dhe me një grup të rinjsh ku kanë biseduar rreth aktiviteteve sportive.

Basha ka qenë i shoqëruar nga shkrimtarja Flutura Açka e cila është kandidate për listën e PD-së në Elbasan.

Ndër të tjera Açka foli me të rinjtë e Elbasanit rreth ëndrrës së saj për të sjellë në Shqipëri Fondacionin Cruyff” për të investuar.

”Për sportin unë kam një ide, është një ide e imja, një ëndërr e mija, të sjell Fondacion Cruyff këtu që të bëjë mini-fushëza si në Hollandë, dhe shpresoj ta çojmë deri në fund, që çdo lagje të ketë një fushë sportive”-u shpreh Açka.

Gjatë bisedës me të rinjtë Açka rrëfeu dhe një ndodhi personale gjatë kohës që ishte studente.

”Sot është 11 Prill dhe 37 vite më parë kam qenë studente dhe më kanë përzënë nga shkolla, nga universiteti që të kthehesha në Elbasan pasi kisha këpucë të kuqe, pasi një palë këpucë kisha dhe atë ditë nuk lejohej me këpucë të kuqe”- tha Açka.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike flutura acka lulzim basha ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021 flutura acka lulzim basha ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll