Politike

Skandali me të dhënat/ ASHK: S’ruajmë të informacione dhe as i përpunojmë! PD paralajmëron padi në SPAK, justifikohet

11 Prill 2021, 14:54 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat/ ASHK: S’ruajmë të informacione

TIRANË– Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit afrojnë çdo ditë e më shumë dhe socialistët duken se kërkojnë me dëshpërim një mandat të tretë qeverisës. Pas skandalit me database-in e të dhënave kanë filluar reagimet e para nga institucionet përgjegjëse por edhe nga zyrtarë të Partisë Socialiste.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar e para pas shkrimit të publikuar lidhur me përdorimin e të dhënave për rreth 900 mijë qytetarëve për qëllime elektorale. Në reagimin e tyre zyrtar AKSH ka hedhur poshtë akuzuar se të dhënat që disponon si institucion të jenë përdorur nga partitë politike për qëllime elektorale, duke shtuar se çdo informacion që depozitojnë qytetarët jo vetëm që nuk ruhet por as nuk përpunohet nga stafi. 

Zbulimi nuk ka mbetur pa u komentuar as nga politika. Partia Demokratike, përmes kandidatit për deputet në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj deklaroi se krijimi i një serveri me të dhënat personale është një shkelje flagrante e privatësisë, duke paralajmëruar një padi në SPAK. Përgjigjen demokratit, ia ka dhënë numri dy i PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit, e ka cilësuar mbledhjen e të dhënave si rezultat i “punës në terren” duke mos i kursyer as ofendimet. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim as nga presidenti i vendit, Ilir Meta dhe as nga Ambasada amerikane, dy prej institucioneve që kanë premtuar ngritjen e problematikave të ngjashme për të penguar “prekjen e votës” më 25 prill.  

Çfarë është zbuluar sot?

Një skandal është zbuluar sot nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021 investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll