Politike

Akuzat për përdorimin e të dhënave e-Albania/ Përgjigjet Balla: O shpifësa të dëshpëruar, janë krijuar ndër vite, quh

11 Prill 2021, 14:15 Nga DOSJA
Akuzat për përdorimin e të dhënave e-Albania/

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të ngritura lidhur me përdorimin e të dhënave nga qytetarët për zgjedhjet e 25 prillit. 

Përmes një postimi në Facebook, kreu aktual i grupit parlamentar të PS-së, Balla shprehet se se një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi partia ka databazën e saj të të dhënave të krijuar prej kohësh.

“O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!,”-shkruan Balla. 

Një skandal është zbuluar sot nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri.

LAJMI KRYESOR: Skandali me të dhënat/ ASHK: S’ruajmë të informacione dhe as i përpunojmë! PD paralajmëron padi në SPAK, justifikohet PS: Janë krijuar ndër vite, quhet ‘punë në terren’

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021 investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll