Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i Arben Shaqirit, babait që iu përdhunua dhe vra djali 6-vjeçar

15 Maj 2019, 08:46 Nga DOSJA
Gjendet trupi i pajetë i Arben Shaqirit, babait që iu përdhunua

SARANDË- Është gjetur ditën e sotme trupi i pajetë i 55-vjeçarit Arben Shaqiri, i cili 2 ditë më parë ra në lumin Bistrica duke humbur jetën. (Lexo këtu)

Ai ishte nën shoqërinë e të birit, ndërsa ky i fundit shprehet se i ati ka qenë në gjendje të dehur, kur ka rrëshqitur duke rënë në lum. Shaqiri kishte vetëm 4 ditë që kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar për dhunë në familje. 

Kush është Arben Shaqiri?

55-vjeçari ka qenë arrestuar dhe dënuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Në vitin 2005, Shaqirit i kanë përdhunuar e më pas vrarë një djalë 6 vjeç. Dyshohet se autori ishte një vrasës serial manjak, i quajtur Klodjan Saliaj, i cili më herët kishte vrarë edhe një tjetër 65-vjeçar rom.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben shaqiri gjendet trupi i pajetë i arben shaqirit arben shaqiri gjendet trupi i pajetë i arben shaqirit

Sondazh

Poll