Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për “Shullazin”, KLGJ nuk kishte komanduar gjyqtarin e tretë në Apel

15 Maj 2019, 07:59 Nga DOSJA
Shtyhet sërish seanca për “Shullazin”, KLGJ nuk kishte

TIRANË– Gjykata e Apelit për Krime të Rënda nuk ka mundur që të zhvillojë dot seancën në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e formimit të trupit gjykues, pas dorëheqjes dhe përjashtimit të gjyqtarëve kësaj çështje.  

Në seancën e fundit, Gjykata iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zëvendësuar gjyqtarin e përjashtuar, por kërkesa ende nuk ka marrë një përgjigje dhe në këto kushte gjykimi nuk është bërë dot i mundur.

Në sallën e gjyqit doli vetëm kryesuesja Saida Dollani dhe anetarja Albana Boksi. Gjyqtari i tretë është dorëhequr dhe s’ka më asnjë anëtar të Apelit për Krime të Rënda që mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes. Pritet që KLGJ, e ndodhur në këtë ngërç të caktojë anëtarin e ri nga apelet e tjera.

Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më date 23 maj dhe deri atëherë KLGJ do ketë mundur që të gjej gjyqtarin e tretë të kësaj çështje.

Kjo është e nënta herë që seanca gjyqësore ndaj grupit Shullazi shtyhet në 4 muajt e fundit. Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal kreun e bandës Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. Për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT, grupi u shpall i pafajshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albana boksi blerim shullazi çeshtja shullazi emiliano shullazi gilmando dani saida dollani albana boksi blerim shullazi çeshtja shullazi emiliano shullazi gilmando dani saida dollani

Sondazh

Poll