Aktualitet

Opozita u distancua, të rinjë e PD-së dhe LSI-së ‘sulmuan’ banesën e ambasadorit Borchard (VD)

  • E Fundit/ Sulmi ndaj shtëpisë së Borchardt, Cakaj: Një akt i papranueshëm kriminal
  • Ata janë një grup të rinjsh të PD-së dhe LSI-së, të cilët që kanë shkruar me bojë në muret e banesës së ambasadorit.
    Featured image of article: Opozita u distancua, të rinjë e PD-së dhe LSI-së ‘sulmuan’ banesën e ambasadorit Borchard (VD) Banesa e ambasadorit dhe të rinjtë
    Përditësuar:

    Tiranë- Banesa e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt pak ditë më parë u njollos me bojë dhe në muret e saj u shkrua:” Borchardt, të të vijë turp”.  E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri e cilësuan këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së.

    Për këto akuza PD u shpreh se është e dënueshme “çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së.“Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”, theksoi PD. Pra PD nuk mori përsipër këtë akt të të rinjve.

    Kush janë “kërcënuesit” e ambasadorit të OSBE-së?

    Ata janë një grup të rinjsh të PD-së dhe LSI-së,  të cilët shkruan me bojë në murin ku banon ambasadori. Në videon e publikuar nga “Opinion.al” mes të rinjve janë Marsjan Frroku dhe Frenkli Prengaj, të dy banorë të njësinë numër 2 në Tiranë. Prengaj është i pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment