Politike

Rama: Kërcënimi i ambasadorit të OSBE, mori më pak kohë televizive se Sahit Dollapi

TIRANË- Kryeministri Rama e dënoi atë që ndodhi në banesën e ambasadorit të OSBE Bernd Borschard.

“Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE, menjëherë pas një deklarate shumë të qartë që foli për organizatorë përgjegjës për dhunë kriminale. Ç’do të thotë kur osbe bbën këtë deklaratë. Një pyetje duhet t ;ja bëjnë vetes. A e kuptoni c’do të thotë? Dhunë kriminale e pashembullt. Se kur dikush ndihet i përjashtuar nga jeta ekonomike dhe shoqërore, vesh jelekun e verdhë del në champs elise ose deri në asamblenë nacionale dhe e bën këtë.

Por kur del nga parlamenti dhe vjen natën përpara parlamentit me jelekun e verdhë, është fund,. Nuk ka ndërkombëtar që mund të bëjë thirrje për negociata me këta, nuk negociohet me politikanë që kanë veshur jelekun e verdhë. Mund të negiociohet me mua që jam këtu, por jo me ata” tha Rama dhe shtoi: Ka më shumë kohë televizive që konsumohet për sahit dollapin dhe shantazhimi I ambasadorit nga elekmentë me potencial kriminal, kalohet si një ngjarje e thjeshtë.”

Rama konfirmoi edhe një herë se nuk do ta lejoj krijimin e një precedent negative për vendin nga një parti me precedent dhune:

Do të ishtë shumë më normale që një kryeministër të mendonte edhe të largohetj, jo unë po ndonjë kryeministër, në kushtet që ka një problem të brendshëm, që nuk ka mëbshtetje nga grupi I tij parlamentar për një reform të caktuar, kur ka një situatë të caktuar që lidhet me integritetin e mandatit, po ku ka kryeministër, unë jo e jo, në planet që të mendojë se mund t I bëjë vendit dëmin e jashtëzakonshëm të pranimit të një precedent të tillë”, deklaroi Rama.

Shto Koment