Sport

VIDEO/ Kukësi i jep fund “agjërimit”, pas shtatë ndeshjesh rradhazi gjen fitoren! Tirana bllokohet në Korçë ndaj Skën

10 Prill 2021, 13:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Kukësi i jep fund “agjërimit”, pas shtatë

SHQIPËRI– Në javën e 27-të të Superligës shqiptare u luajtën dy takime Kastrioti-Kukësi dhe Skënderbeu-Tirana.

SKËNDERBEU-TIRANA 0-0

Një rezultat që nuk i bën punë asnjë prej dy skuadrave. Tirana humbet kontaktet me kreun,ndërsa Skënderbeu vazhdon të notojë në ujëra të turbullta. Në pjesën e parë korçarët arritën që të realizonin, por goli i Berishës do të anulohej për pozicionin jashtë loje. Në të dytën kishte një rritje të ritmit nga ana e bardhebluve, por pa arritur që të shënonin.

KASTRIOTI-KUKËSI 0-3

Shtatë ndeshjet rradhazi pa fitore janë një kujtim i largët për Kukësin, që rikthehet të fitojë me shifrat 3-0 ndaj Kastriotit. Në minutën e 50-tën ishte Eze që shënoi dhe mposhti Hidin pa shumë vështirësi.

Ndërkaq, pas nëntë minutash ishte sërish sulmuesi Eze që bëri detyrën, ndërsa më pas ishte radha e Lulajt për t’iu bashkuar festës.Pas këtij moment, tre pikët u vendosën në kasafortë dhe tashmë Kukësi ngjitet në kuotën e 35 pikëve dhe ruan vendin e gjashtë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kukesi skenderbeu tirana kukesi skenderbeu tirana

Sondazh

Poll