Sport

Brdariç optimist: “Këtë herë i marrim pikë Laçit, nuk mendojmë për Kupën”!

10 Prill 2021, 06:06 Nga DOSJA
Brdariç optimist: “Këtë herë i marrim pikë

SHKODER – Vllaznia i ka humbur dy sfidat e këtij sezoni ndaj Laçit, por trajneri Thomas Brdariç ka besim se këtë të shtunë gjërat do të shkojnë ndryshe për shkodranët. Kuqeblutë do të sfidojnë skuadrën e Duros në Kurbin, në një përballje mes dy skuadrave që janë në luftë të ashpër për titullin, por edhe për Kupën e Shqipërisë. Në konferencën për shtyp para kësaj sfide, Brdariç analizoi sfidën e kësaj të shtune, ndërsa shtoi se nuk mendon për takimin e Kupës ndaj kurbinasve.

Situata te Vllaznia? “Jam shumë i kënaqur, kemi punuar shumë këtë javë. Jam shumë i kënaqur prej ekipit dhe nesër besoj se do të japim maksimumin. Vetëm Imami ka probleme fizike, pjesa tjetër e ekipit është e shëndoshë. Kam shumë lojtarë, jam i kënaqur me gjendjen e tyre. Kemi qenë me fat që kemi bërë dy stërvitje në stadium, kjo ka qenë shumë e rëndësishme”

Synimi i shkodranëve? “Çdo lojtar nesër duhet të japë maksimumin ndaj Laçit, sepse është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme për ne. Është i vetmi ekip të cilit nuk kemi mundur t’i marrim pikë. Do e provojmë t’i marrim pikë, do të jetë dita jonë që do provojmë t’i marrim pikë Laçit”.

Dy ndeshje radhazi ndaj Laçit? “Jemi të përqendruar te ndeshja e kampionatit. Më e rëndësishme është loja e nesërme ndaj Laçit. Gjendja fizike nuk është e keqe, por jemi të fokusuar te ndeshja nesërme e kampionatit. Dëshira është t’i fitojmë të dy ndeshjet, në kampionat dhe Kupë. Përgatitja jonë është e mirë, gjendja është pozitive, kemi shumë detyra përpara, i kemi eliminuar disa probleme, të shohim se si do të ece skuadra”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kurbini laçi skuadra shkodrane thomas brdaric. vllaznia kurbini laçi skuadra shkodrane thomas brdaric. vllaznia

Sondazh

Poll