Sport

Valon Berisha mbyll sezonin, operohet me sukses në gju

10 Prill 2021, 08:40 Nga DOSJA

FRANCE – Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, mesfushori Valon Berisha, i ka dhënë lamtumirën sezonit. Shqiptari i Reimsit në futbollin francez, ka kryer me sukses në Paris një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e majtë, dëmtim i cili e pengoi të ndihmonte “dardanët” ndaj Suedisë dhe Spanjës, për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

Ka qenë vetë mesfushori Valon Berisha që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, duke premtuar se do të rikthehet shumë shpejt në fushat e futbollit.“Zoti më bekoi me një ndërhyrje të suksesshme. I pikëlluar që sezoni ka përfunduar për mua, por do të kthehem shpejt,”- ka shkruar Berisha.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kosovës” mesfushori valon berisha ndaj suedisë dhe spanjës shqiptari i reimsit kosovës” mesfushori valon berisha ndaj suedisë dhe spanjës shqiptari i reimsit

Sondazh

Poll