Sport

“Sirena” turke për Çinarin, shkodrani në verë largohet nga Partizani

10 Prill 2021, 08:11 Nga DOSJA
“Sirena” turke për Çinarin, shkodrani në verë

TIRANE – Sulmuesi shkodran Eraldo Çinari mund të quhet i larguar nga Partizani në sezonin e ardhshëm. 24-vjeçari mësohet se nuk po rinovon me të kuqtë, ndërkohë që “Panorama Sport” zbulon dy ekipet turke që duan shërbimet e mëngjarashit në verë. Bëhet fjalë për Antaliasporin dhe Koniasporin.

Skenarët? “Edhe vetë Çinari është pro një kalimi në një kampionat si ai turk dhe në merkaton e verës, pritet që ai të nënshkruajë me një nga dy skuadrat. Në rast se Çinari firmos me Antaliasporin, do të ishte pasuesi i sulmuesit të njohur gjerman, Lukas Podolski. Edhe 35-vjeçarit i skadon kontrata me ekipin turk dhe do të largohet në verë. Aktualisht, Antaliaspor renditet në vendin e 12- të në kampionatin turk.

Në rast se Çinari firmos për ekipin tjetër që dëshiron shërbimet e tij, Koniaspor, ai do t’u bashkohej edhe tre shqiptarëve të tjerë: Bytyqit, Dacit dhe sulmuesit të Kombëtares, Sokol Cikalleshit. Ekipi i Koniasporit renditet në vendin e 11-të në elitën e futbollit turk, një pozitë më lart se Antaliaspori.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport antaliasporin eraldo çinari koniasporit partizani shkodrani sulmuesi i te kuqve antaliasporin eraldo çinari koniasporit partizani shkodrani sulmuesi i te kuqve

Sondazh

Poll