Sport

Josa: “Duhet të çlirohemi psikologjikisht, ndaj Kastriotit duhet kujdes”!

10 Prill 2021, 06:15 Nga DOSJA
Josa: “Duhet të çlirohemi psikologjikisht, ndaj Kastriotit

TIRANE – Mirel Josa, si zakonisht ka dalë para mediave për të folur për sfidën që Kukësi do të luajë të shtunën në Kamëz ndaj Kastriotit. Verilindorët po kalojnë një krizë rezultatesh gjatë javëve të fundit, ndërkohë që krutanët e kanë mundur dy herë Kukësin.

Përballja ndaj Kastriotit? “Kemi pasur shumë humbje gjatë rrugës, qoftë sa i përket prestigjit të skuadrës qoftë sa i përket edhe klasifikimit. Mendimi im është se duhet t’i shohim ndeshjet me kë luajmë dhe kë kemi përballë. Kemi përballë një skuadër që ka fituar dy herë kundër nesh. Kastrioti është një skuadër shumë e fortë, ka karakter, e ka treguar edhe në ndeshjet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes”.

Ku po çalon Kukësi? “Ne duhet të lirohemi psikologjikisht sa i përket mënyrës se si skuadra del deri në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Aty nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin. U duk edhe ndaj Skënderbeut, në pjesën e parë skuadra kishte 5 raste për të kaluar në avantazh.Në futboll nuk ka nëqoftëse, në futboll duhet të jesh shumë efikas në mënyrë që edhe loja të marrë rrjedhojë pozitive për ty”.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kastrioti kukesi mirel josa kastrioti kukesi mirel josa

Sondazh

Poll