Sport

“Kanë para por nuk janë bujarë”, pornostarja hungareze habit: Futbollisti i Manchester United më mori 200 euro për një

10 Prill 2021, 08:59 Nga DOSJA
“Kanë para por nuk janë bujarë”, pornostarja

ANGLI-“Vetëm se kanë shumë para nuk do të thotë se ata janë bujarë”. Shona River tregon me detaje mbrëmjen e saj të kaluar me tre lojtarë të Manchester United. “Më ka rastisur të jem shoqëruese për lojtarët e një ekipi shumë të rëndësishëm. Njerëz të famshëm dhe të pasur, kështu që mendova ‘kjo është më e mira që mund të më ndodhë’. Por nuk është kështu – shpjegoi ajo gjatë podcastit How To Be A Pornstar –

“Ata presin tu shkosh mbrapa sepse mendojnë se janë të famshëm. Ata nuk e bëjnë kurrë hapin e parë. Duan vetëm të jesh një shoqëruese e tyre dhe kjo vetëm për shkak se kanë shumë para, por kjo nuk do të thotë që ata shpenzojnë aq sa marrin.”

28-vjeçarja hungareze rrëfeu se ata ishin disa lojtarë të United, por nuk përmendi emrat e tyre. Asnjë koment deri më tani nga klubi anglez.

“Një futbollist i Manchester United më mori 200 euro nga çanta pa më pyetur, dhe kur e pyeta se çfarë po bënte ai më tha “më fal, porosita pica për miqtë e mi dhe më duhet të paguaj sepse nuk kam marrë para me vete.Unë mbeta pa fjalë”.. Përfundon Shona River.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport manchester united shona river manchester united shona river

Sondazh

Poll