Sport

Memelli: “Tiranën e dua, por futemi në fushë për të fituar”!

10 Prill 2021, 05:56 Nga DOSJA
Memelli: “Tiranën e dua, por futemi në fushë për

KORÇE – Migen Memelli ishte optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme ndaj Tiranës, klubit të cilin e respekton shumë, pasi ka bërë emër futbollist por si trajner te skuadrat e moshave të Tiranës. Gjithsesi ecuria e Skënderbeut në javët e fundit i jep besim trajneri korçar, se skuadra që ai drejton, mund të përballet me bardhebluve.

Gjendja në skuadër? “Skuadra po fiton besimin dhe vazhdimësia te rezultatet është ajo që na intereson ne si staf dhe na jep besim për të ardhmen. Morali është rritur, pa diskutim. Të fitosh jashtë ndaj skuadrave si Partizani, Apolonia dhe Kukësi, nuk është e lehtë. Besimi është rritur në skuadër. Gjithsesi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme”.

Kundërshtari? “Tirana është një klub i dashur për mua, sepse në planin profesional si sportist kam fituar aty. Por edhe nga ana profesionale e trajningut, Tirana më ka dhënë mundësinë të ushtroj profesionin për 5 vite e gjysmë tek Akademia dhe ta përvetësoj profesionin. Jam mirënjohës ndaj njerëzve që punojnë gjithmonë. Nesër të dy skuadrat luajnë për objektiva të ndryshme. Padiskutim që Skënderbeu do të futet në fushë për të fituar. Tirana është një skuadër që përfaqësohet gjithmonë nga mentaliteti fitues, njësoj si Skënderbeu në 10-11 vitet e fundit”.

Përballja? “Është një ndeshje e vështirë, Tirana ka lojtarë me kualitet, ne e dimë forcën e tyre, por pa diskutim që do mbështetemi edhe te forca jonë, që është grupi. Jam i bindur që lojtarët do të bëjnë maksimumin dhe do të bëjnë një ndeshje të mirë. Nëse performanca do të jetë e duhura dhe intensiteti do të jetë i lartë, kam besim që edhe rezultati do të vijë”.

Mungesat? “Është kthyer Taipi nga pezullimi i kartonëve. Gjithmonë futemi për tre pikë në fushë. Kjo është një ndeshje që i ka të tre rezultatet. Kemi treguar stabilitet në javët e fundit. Rëndësi ka që skuadra të zhvillojë një performancë të mire”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport migen memelli partizani skenderbeu skuadra korcare tirana migen memelli partizani skenderbeu skuadra korcare tirana

Sondazh

Poll