Sport

Capello: “Pak lojtarë të rinj? Mungon guximi dhe shumë të huaj”

9 Prill 2021, 10:02 Nga DOSJA
Capello: “Pak lojtarë të rinj? Mungon guximi dhe shumë

ITALI – Në futboll, të rinjtë duhet të luftojnë shumë për të kaluar në skuadrat e para “për shkak të mungesës së guximit të disa prej ish-kolegëve të mi dhe shumë futbollistëve të huajve të pranishëm”. Kështu është shprehur Fabio Capello, një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin ndërkombëtar, tani një komentator i vlerësuar TV, në një intervistë për “Corriere dello Sport”.

“Së pari, unë mund të them se në ekipet e moshave ka lojtarë të mire, që mund të përfshihen në ekipin e parë në kohën e duhur, por kjo nuk është bërë ndoshta për shkak të fiksimit për rezultatin që duhet të arrihet”,- thotë Don Fabio. – Nuk ka durim dhe, në disa raste, trajnerët as nuk e kuptojnë talentin. Së dyti, mbase ne kërkojmë të huaj duke shpresuar se ato do të bëhen fenomenë, por ata nuk duken shumë më të mirë se lojtarët tanë”.

“Milani, – kujton ish-trajnerin e Milanit, Real Madridit dhe Romës, – e kishte dërguar Albertinin të huazuar në Padova, por kur ata më thirrën për trajner, unë shkova për ta pare dhe e ktheva menjëherë. Në Romë, unë bëra debutimin e Rossi, një vit pas edhe Aquilanin. Unë menjëherë kuptova se i pari ishte më i gatshëm dhe mund të ishte titullar. Sot ekipi kombëtar i Mancinit dhe ekipi U-21 tregojnë se ka një të ardhme për futbollin italian.”

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport corriere dello sport don fabio fabio capello mancinit milanit real madridit romes corriere dello sport don fabio fabio capello mancinit milanit real madridit romes

Sondazh

Poll