Sport

Istanbulspor i rikthehet fitores, Rroca shënon me asist të Abazajt

10 Prill 2021, 05:34 Nga DOSJA
Istanbulspor i rikthehet fitores, Rroca shënon me asist të Abazajt

 

TURQI – Pas katër ndeshjesh, skuadra e Istanbulspori, në javën e 29-të të kampionatit të Ligës 1 në Turqi, arriti të fitojë 2-1 me përmbysje ndaj Tuzlasporit, në stadiumin “Necmi Kadioglu” të Stambollit.

Protagonist në këtë sukses ishte fantazisti shqiptar Eduart Rroca (56’), që shënoi golin e fitores, pas një asisti të marrë nga sulmuesi Kristal Abazaj, me të cilin ka qenë shok skuadre edhe te Luftëtari e Kukësi. Thuram kishte shënuar për Tuzlaspor në pjesën e parë, por një autogol dhe goli i Rrocës në pjesën e dytë, i siguruan fitoren 2-1 Istanbulsporit, që arriti të sigurojë edhe tre pikë mjaft të rëndësishme.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit i kampionatit në Liga 1, skuadra Istanbulspor renditet në vendin e gjashtë, në zonën e “play-off”-it për t’u ngjitur në Superligën turke, por ka shanse që ta sigurojë edhe direkt një vend në elitë.

B.T (Dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport eduart rroca istanbulspori kristal abazaj liga 1 necmi kadioglu” të stambollit. tuzlasporit eduart rroca istanbulspori kristal abazaj liga 1 necmi kadioglu” të stambollit. tuzlasporit

Sondazh

Poll