Sport

Kushti i UEFA-s: “Euro 2020” me tifozë, 8 vende konfirmojnë pjesëmarrjen

10 Prill 2021, 05:13 Nga DOSJA

ZVICER – UEFA, si prioritet të saj, ka shpallur zhvillimin e finaleve të Euro 2020-s me praninë e tifozëve në stadiume. Vendeve të planifikuara si organizatore, ajo u ka kërkuar të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri në muajin prill. Në të kundërt, nëse ato nuk e plotësojnë këtë kusht, do të zëvendësohen.

Të premten, zyrat e UEFA-s në Nion të Zvicrës, kanë njoftuar se deri tani 8 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen që ndeshjet e Euro 2020-s, të luhen me tifozë. Raportohet se në Amsterdam, Baku, Bukuresht, Budapest, Kopenhagen, Glasgow, Mynih, Londër dhe Shën Petersburg, ndeshjet do të luhen me tifozë.

Shën Petersburg në Rusi dhe Baku në Azerbaixhan kanë njoftuar kapacitete prej 50% të stadiumeve të tyre me tifozë, ndërkohë që Budapesti në Hungari synon të hapë plotësisht dyert e stadiumit, por me kërkesa të rrepta për hyrjen e spektatorëve.

Amsterdami, Bukureshti, Kopenhageni dhe Glasgow do të presin 25% –33% të kapacitetit të stadiumit. Londra ka konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% për tre ndeshjet e para të grupeve dhe ndeshjet e raundit të 16-ave.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport amsterdami baku në azerbaixhan bukureshti euro 2020-s glasgow kopenhageni shën petersburg në rusi amsterdami baku në azerbaixhan bukureshti euro 2020-s glasgow kopenhageni shën petersburg në rusi

Sondazh

Poll