Sport

Një gol nuk mjafton për rinovimin: Dybala dhe Juve, gjithmonë të largët

9 Prill 2021, 09:35 Nga DOSJA
Një gol nuk mjafton për rinovimin: Dybala dhe Juve, gjithmonë

ITALI – Goli ndaj Napolit është ndoshta i mjaftueshëm, që ai të fitojë vendin e titullarit për ndeshjen e së dielës kundër Genoa, por ai sigurisht nuk mjafton për të siguruar rinovimin e kontratës me Juven në shifrat e kërkuara.

Paulo Dybala, një hap larg golit të 100-të në fanellën bardhezi, tani ka nëntë ndeshje përpara për të rifituar rëndësinë e tij në projektin e Juventusit: kontributi i tij cilësor nuk është në dyshim (kur është mirë argjentinasi mund të jetë vendimtar, ose të paktën është më shumë se të gjithë partnerët e tjerë aktualë të Cristiano Ronaldos në sulm).

Problemi, ai seriozi, ai që mbase nuk zgjidhet më, është ai kontraktual. Një vit para afatit, palët janë larg në qëndrime dhe mbi të gjitha, midis tyre ka lindur një mur keqkuptimesh dhe dyshimesh. Juvja nuk ka lëvizur nga oferta e fundit, agjentët e argjentinasit nuk janë kontaktuar që nga vjeshta e kaluar.

Me pak fjalë, zgjidhja nuk është askund afër. Kjo sepse Juvja ka çështje të tjera për të zgjidhur: ka Ronaldon në vitin e fundit të kontratës së tij dhe problemin e Moratas të ardhur nga Atletico Madrid, me të cilin nuk ka siguri, ose bindje të konsoliduara. Ka gjithashtu edhe shumë thashetheme rreth emrave për hyrjet e reja të mundshme, siç janë ato të Kean dhe Icardi.

Por që një nga të dy të arrijë te bardhezinjtë, do të thotë pa dyshim se duhet një shitje. Ai i Dybalas (i cili do të konsideronte vetëm një transferim në Spanjë ose, te PSG) vazhdon të jetë në rendin e ditës, por ende nuk flitet për negociata të vërteta.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atletico madrid cristiano ronaldos juventus moratas paulo dybala atletico madrid cristiano ronaldos juventus moratas paulo dybala

Sondazh

Poll