Aktualitet

U kthye pa zemër në atdhe! Shkoi në spital për COVID, por s’doli i gjallë, autoritet spanjolle nisin hetimin për rastin

9 Prill 2021, 09:36 Nga DOSJA
U kthye pa zemër në atdhe! Shkoi në spital për COVID, por

SPANJË– Prokuroria spanjolle ka nisur hetimet për vdekjen e 31-vjeçarit shqiptar Saimir Sula. Pas letër-porosisë së dërguar nga hetuesit shqiptarë për zbardhjen e rastit të 31-vjeçarit që u kthye pa zemër nga Spanja, homologët spanjollë kanë nisur punën për të sqaruar ngjarjen. Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv.

Në letërporosi, prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe kërkesa për të gjetur shkakun e mungesës së zemrës së 31-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në spitalin ‘Hospital Del Mar’ në Barcelonë. Mungesa e organit të zemrës u konstatua në Tiranë, duke e bërë të pamundur nga mjekësia ligjore zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Saimir Sula ndërroi jetë në maj të vitit 2020, pasi kishte shkuar në një spital në Spanjë për të bërë testin e koronavirusit. As 24 orë pas shtrimit të tij, e motra është telefonuar nga mjekët spanjollë për të tërhequr trupin e pajetë. Nga autopsia shqiptare ka rezultuar se kufoma nuk ka pasur disa organe në trup, duke ngritu dyshime për trafikun e tyre. Prokuroria shqiptare ka dërguar letërporosi dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa në Spanjë janë marrë nën hetim 4 mjekë. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rasti i saimir sules saimir sula zemra e saimir sules rasti i saimir sules saimir sula zemra e saimir sules

Sondazh

Poll