Aktualitet

Bllokimi i Rinasit, largohen një pjesë e kontrollorëve turq e grekë, rikthehen shqiptarët në punë

9 Prill 2021, 09:30 Nga DOSJA
Bllokimi i Rinasit, largohen një pjesë e kontrollorëve turq e

TIRANË– Ditën e sotme janë larguar një pjesë nga kontrollorët e huaj që mbërritën në vendin tonë një ditë më parë për të nisur pjesërisht punën.

Burime për ‘A2’ bëjnë të ditur se kontrollorët turq ka qenë më së shumti në gatishmëri dhe ndihmë për fluturimet emergjente. Pritet që brenda ditës të kthehen edhe kontrollorë të tjerë shqiptarë dhe paralelisht të largohet stafi i huaj.

Ditën e sotme është ngritur avioni i parë me pasagjerë nga Aeroporti i Rinasit, pas më shumë se 48 orësh bllokim. Pas mbërritjes në vend të kontrollorëve turq dhe grekë që do të asistojnë kompaninë deri në mbylljen e hetimeve dhe zbardhjen e çështjes që çoi në bllokimin e trafikut për më shumë se 24 orë, rinisin fluturimet.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas rinisin fluturimet ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas rinisin fluturimet ne rinas

Sondazh

Poll