Aktualitet

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT në Durrës, Ardian Halili: Më ka ndërprerë kontratën Bashkia

9 Prill 2021, 08:58 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT në Durrës, Ardian Halili: Më ka

DURRËS– Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Ardjan Halili është shkarkuar nga detyra. Halili pretendon se kontrata i është ndërprerë kontrata nga Bashkia që në fillim të marsit. 

Ndërkohë që nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit pohon se është vetë Halili, ka dhënë dorëheqjen. Halili mbante prej vitesh postin e drejtorit të IKMT-së në bashkinë e qytetit bregdetar. 

Shkarkimi i tij ka ndodhur rreth tre javë më parë, ndërkohë që në postin e drejtuesit të IKMT-së  është emëruar i komanduar Dorjan Mema.

Halili është bashkëshorti i ish-prokurores së Durrësit Rabiana Halili, e cila gjithashtu ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke u përjashtuar nga KPK prej sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardian halili shkarkohet ardian halli ardian halili shkarkohet ardian halli

Sondazh

Poll