Aktualitet

Rinisja e punës në Rinas/ Shtyhen disa prej fluturimeve, lihen për një moment të dytë, cilat janë shtetet

9 Prill 2021, 08:39 Nga DOSJA
Rinisja e punës në Rinas/ Shtyhen disa prej fluturimeve, lihen

TIRANË– Fluturimi i parë pas më shumë se 48 orëve ishte ai nga Tirana drejt Bolognas.

Bëhet e ditur se janë anuluar fluturimet drejt Stambollit dhe Frankfurtit, të cilët ishin planifikuar në orën 4 dhe 6 të mëngjesit. Në këtë mënyrë janë shtyrë për një moment të dytë pasi fluturimet e para kanë nisur në orën 9.

Sot në orën 09:00 u nis avioni i parë me pasagjerë nga Aeroporti i Rinasit, pas më shumë se 48 orësh bllokim. Pas mbërritjes në vend të kontrollorëve turq dhe grekë që do të asistojnë kompaninë deri në mbylljen e hetimeve dhe zbardhjen e çështjes që çoi në bllokimin e trafikut për më shumë se 24 orë, rinisin fluturimet. Sot ka nisur normalisht puna dhe aktualisht po vijojnë me Check in udhëtarët për në Bolonja dhe Bruksel.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rinisin fluturimet ne rinas rinisin fluturimet ne rinas

Sondazh

Poll