Aktualitet

Aksident në Gramsh! Makina ‘Land Rover’ përplaset me makinën e efektivit të policisë

9 Prill 2021, 09:28 Nga DOSJA
Aksident në Gramsh! Makina ‘Land Rover’ përplaset me

GRAMSH– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gramshit. Në aksident është përfshirë një efektiv policie i cili është përplasur me mjetin tip ‘Land Rover’.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Gramshit në vendin e quajtur “Ish parku” rreth orës 23.30 të së enjtes.

Një automjet tip Land Rover TD5 fuoristradë është përplasur me një fuoristradë tip Mitsubishi, i cili dyshohet se i përket një efektivi të Komisariatit të Policisë së Gramshit.

Nga përplasja është plagosur rëndë një 27-vjeçar nga Skrapari, i cili mendohet të jetë drejtuesi i mjetit tip Land Rover.

Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku po hetojnë shkaqet e aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh aksident në gramsh

Sondazh

Poll