Aktualitet

Prej dy ditësh qielli shqiptar ishte bosh! Normalizohet situata, disa avionë në lëvizje

9 Prill 2021, 08:24 Nga DOSJA
Prej dy ditësh qielli shqiptar ishte bosh! Normalizohet situata, disa

TIRANË– Ditën e sotme është normalizuar situata në qiell, pasi dy ditë qëndroi bosh në hapsirën mbi Shqipërinë.

Në foton e kapur nga trafiku ajror, duket se në hapsirën ajore sipër vendit tonë, tashmë janë në lëvizje disa avionë.

Sot në orën 09:00 u nis avioni i parë me pasagjerë nga Aeroporti i Rinasit, pas më shumë se 48 orësh bllokim. Pas mbërritjes në vend të kontrollorëve turq dhe grekë që do të asistojnë kompaninë deri në mbylljen e hetimeve dhe zbardhjen e çështjes që çoi në bllokimin e trafikut për më shumë se 24 orë, rinisin fluturimet.

Sot ka nisur normalisht puna dhe aktualisht po vijojnë me Check in udhëtarët për në Bolonja dhe Bruksel.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rinisin fluturimet ne rinas rinisin fluturimet ne rinas

Sondazh

Poll