Aktualitet

NATO kërkesë: Forcat e Armatosura do të vaksinohen vetëm me “Pfizer”!

9 Prill 2021, 09:24 Nga DOSJA
NATO kërkesë: Forcat e Armatosura do të vaksinohen vetëm me

TIRANË– Radhën e vaksinimit e kanë Forcat e Armatosura shqiptare!  Prioritet në procesin e vaksinimit të kësaj kategorie janë ushtarakët që do të jenë pjesë e stërvitjes më të madhe që ka mirëpritur vendi, “Defender europe/21” që do të mbahet nga 26 prilli deri në 20 qershor.

Për shkak të pandemisë, stërvitja do të mbahet nën kushte të rrepta sigurie, ndërsa vaksinimi pritet të lehtësojë gjendjen. Me kërkesë tëe NATO-s, aksinimit do të bëhet me dozat e ‘Pfizer’, si të vetmen alternativë perëndimore që ka gjendje. Kjo kërkesë e NATO-s, me siguri lidhet me vendin ku është prodhuar vaksina Pfizer, pra vaksinë amerikane, por edhe me efikasitetin e lartë që ka treguar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, forcat ushtarake që do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe duhet të jenë të vaksinuar të gjithë, sipas protokolleve të kërkuara të sigurisë. Pjesa tjetër e forcave të armatosura do të kenë mundësi të zgjedhin llojin e vaksinës.

(kle.mu./dosja.al)  

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet forcat e armatosura nato vaksinimi i fa forcat e armatosura nato vaksinimi i fa

Sondazh

Poll