Politike

Greva në Rinas, Meta: Rama t’i thërrasë mendjes, nuk jemi në Amerikën Latine këtu

7 Prill 2021, 17:48 Nga DOSJA
Greva në Rinas, Meta: Rama t’i thërrasë mendjes, nuk jemi

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i thërrasë mendjes dhe rë mos veprojë sikur të ishte në Amerikën Latine të disa dekadave më parë.

Në një konferencë për mediat, pas grevës së nisur nga kontrollorët në Rinas, Meta tha se punonjësit, siç u takon sipas ligjit, prej më shumë se 10 muajsh sipas tyre s’kishin marrë asnjë përgjigje sipas ligjit nga institucionet dhe pretendimet.

“S’ka pasur dialog mes përfaqësuesve të ministrisë dhe Sindikatës. Duke parë situatën si pa zgjidhje, duke dashur për t’i dëgjuar drejtpërdrejtë, në 31 mars i kam pritur në një takim. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cënuar, në bazë të kontratave të veçanta dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Prej më shumë se 10 muajsh sipas tyre s’kishin marrë asnjë përgjigje sipas ligjit nga institucionet dhe pretendimet. Jemi drejtuar pjesërisht ministres së Infrastrukturës, Albcontrol, dukë vënë në dijeni dhe partnerët ndërkombëtar, se kjo situatë duhej pasur me vëmendje, pasi mund të mbarte rreziqe të mbarëvajtjes së hapësirës ajrore. I bëj thirrje Ramës që t’i thërrasë mendjes. Nuk jemi në Amerikën Latine këtu, të para disa dekadave,”- tha Meta ndër të tjera.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta protesta e kontrolloreve ne rinas ilir meta protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll