Politike

Fratari takon të rinjtë dhe pedagogët: Arsimin duhet ta orientojmë drejt tregut të punës, jo drejt partive

7 Prill 2021, 16:58 Nga DOSJA
Fratari takon të rinjtë dhe pedagogët: Arsimin duhet ta

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari në vijim të fushatës elektorale ka takuar të rinjtë dhe pedagogë në zonën e Pallatit me Shigjeta. Fratari ka shkruar në Facebook se në tajkim kanë diskutuar mbi alternativat për kushte më të mira si dhe për orientimin e studentëve drejt vendeve të punës. Fratari gjithashtu ka shkruar se studentët pas mbarimit të shkollës nuk duhet që të trokasin në dyertë e partive për të gjetur punë.

“Diskutuam për alternativat dhe kushtet e arsimimit. Tarifat në universitete dhe mundësinë e punësimit pas diplomimit. Dëgjojmë të njëjtën histori. Të rinjtë ndjekin shkolla që shpesh nuk i ndihmojnë të orientohen në tregun e punës. Universitetet janë thjeshtë dhe vetëm shkolla, nuk kane lidhje me botën e biznesit dhe sipërmarrjes, për ti orientuar të rinjtë të ushtrohen në prakntika, apo të vendosin kontaktet me mjedisin e punës që në këtë kohë. Pas diplomimit ata mbeten me “kartonin” në dorë dhe shikojnë si zgjidhje të trokasin nëpër forume partiake me shpresën se do të gjejnë punë shtet”– shkruan Fratari.

Fratari gjithashtu ka thënë se gjithë gjendja e sistemit arsimor duhet ndryshuar, si dhe duhet që të vendosen lidhjet Universitete-Biznese në mënyrë që të bëhet më e kollajshme për të siguruar vende pune.

“Kjo gjendje duhet ndryshuar. Duhet futur kërkimi shkencor në universitete, duhet orientohet rinia të studiojë atje ku ma më shumë mundësi punësimi. Duhet të vendosen lidhjet univeristet-biznes, për të orientuar studentët drejt tregut të punës. Nuk investohet në shkollë vetëm duke lyer konviktet me bojë, apo edhe duke bërë ndërtesa të reja, por duke futur një filozofi të re mësimdhëniejeje. Jo thjeshtë për të diplomuar një të ri, por për ta përgatitur atë për tregun e punës” shkruan Fratari.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll