Politike

Rama për Opozitën nga Tepelena: Lajthiti populli para tetë vitesh dhe i hoqi për zverku? Ata kanë plane për tu bërë qejf

7 Prill 2021, 14:41 Nga DOSJA
Rama për Opozitën nga Tepelena: Lajthiti populli para tetë vitesh

TEPELENË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Opozitën. I ndodhur në një takim elektoral në Tepelenë, Rama tha se populli nuk është ai që ka lajthiru që para tetë vitesh kargoi këta të Opozitës dhe solli Partinë Socialiste në qeverisje.

“Ata janë ata që janë, këtu në Tepelenë nuk ia vlen të flasësh më për ta sepse jua keni treguar vendin sa herë që është dashur. Dhe ja ku janë prapë sot, thonë që para tetë viteve ndodhi një aksident, domethënë populli u çmend, lajthiti dhe hoqi ta për zverku kur po bënin mrekullira. Më thonë pastaj që pse nuk tregon projektin tënd, por merresh me ata. Ne nuk kemi një plan për tu bërë qefin njerëzve, kemi një plan konkret veprimi. Këto kemi ne. Plani ynë i veprimit thotë që ne do rrisim pagën minimale,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama ngre tonet nga Tepelena: Punonjësit e Albcontrollit të kthehen në punë, marifetçiu Beçheti, Saliu dhe Ilir do marrin atë që s’hahet! Lulin e kemi dhëndërr për ujë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll