LIVE UPDATES
Aktualitet

Greva në Rinas/ Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje godinën, nisin hetimet, Balluku: Do nxirreni jashtë, ky është grush

7 Prill 2021, 07:52 Nga DOSJA
Greva në Rinas/ Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje godinën,

TIRANË– Shqipëria i ka të mbyllura të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse ende pa afat. Një situatë e paprecedentë dhe kaotike ka ndodhur ditën e sotme, ku 65 kontrollorët e Albcontrol (një kompani me kapital 100% shtetërore), refuzuan të dilnin në punë pasi firmosën edhe deklaratën e paaftësisë në punë. Ata kërkojnë që paga e tyre të vazhdojë si përpara pandemisë në mbi 4 mijë dollarë dhe për këtë kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Por kërkesat e tyre nuk janë mbështetur. Ministrja Belinda Balluku shkoi vetë fillimisht në Rinas ku bisedoi me kontrollorët por mbledhja dështoi dhe fluturimet vijuan të jenë të mbyllura. Në një konferencë urgjente me gazetarët, ministrja foli për një grusht shteti të mbështetur edhe nga opozita Meta-Berisha. Në një konferencë të dytë për mediat, Balluku deklaroi prerë se çdokush prej kontrollorëve që nuk punon në aeroportin e Rinasit, do të nxirret jashtë që aty.

Në aeroportin e Rinasit ka zbarkuar ushtria dhe FNSH-ja dhe kanë rrethuar godinën, duke e marrë atë në mbrojtje. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se vigjilenca është rritur pas këtij bojkotimi.

Qëndrimi i Ballukut u mbështet edhe nga kryeministri Edi Rama i cili në një reagim disa minuta pas konferencës paralajmëroi kontrollorët me burg. “Organizatorët do të kallëzohen penalisht”-tha Rama. Ndërkohë që në një reagim në mbrëmje, Rama përforcoi kërcënimet. Ai ftoi kontrollorët që të ‘braksitin’ organizatorët si dhe shtoi: kush nuk nis nesër punën, nuk gjen më vend në Albcontrol!

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj duke thënë se ai e ka bërë detyrën e tij si numri 1 i shtetit. Meta tha se Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e hapësirës ajrore ndërsa tha se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje. Presidenti tha se kërkesat e kontrollorëve janë injoruar por puna duhet të vazhdojë. “I kam paralajmëruar institucionet të gjenin zgjidhje”-deklaron sot Meta. Nga Vlora, Kreu i Shtetit kërkon një dialog mes palëve.

Kjo grevë ka sjellë edhe reagime të tjera. Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror bëri apel që problemi dhe konflikti të zgjidhet në mënyrë të civilizaur nëpërmjet dialogut dhe jo në qasje absolute. Unioni ka ftuar Qeverinë dhe Autoritetet Kombëtare Polake dhe atë Shqiptare për të vlerësuar praktikat e dialogut në mënyrë që të zgjidhej çështja nëpërmjet palëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka teelfonuar kontrollorët pas orëve të gjata të grevës.

Një nga kontrollorët, Andel Trebicka akuzoi ministren Balluku se ka përdorur gjuhën e Erdoganit duke i kërcënuar me 20 vite burg, ai shtoi se do kërkojnë azil politik, pasi ndihen të kërcënuar.

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ka sjellë rrjedhimisht edhe mbylljen e kullës së vrojtimit, duke penguar uljen e aeroplanëve në pistë. Një avion i nisur nga Athina qëndroi për rreth 30 minuta në ajër dhe më pas u kthye në Greqi.

Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) paralajmëroi që dje protestë pasi ishin të pakënaqur me trajtimin dhe kushtet e punës prej një viti, që nga fillimi i pandemisë, duke renditur të gjitha një më një ankesat e tyre.  Vitin e kaluar bordi i “AlbControl” i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit. 

Nga ana tjetër, prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka nisur hetimet pa një dite bllokim të trafikut ajtor në Shqipëri. Dosja.al mëson se Prokuroria po heton për veprën penale Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Oficerët e policisë gjyqësore po kryejnë veprimet për të zbardhur personat që fshihen pas protestëve të kontrollorëve. Ndërkohë ka nisur marrja në pyetje të gjithë kontrollorëve. Intervistat nga OPGJ-të do të zbulojnë rolin e secilit kontrollor në këtë grevë të nisur që ka shkaktuar bllokimin e të gjithë vendit.

Kërkesat e kontrollorëve
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

13 fluturimet e anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Ëizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Ëizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

(k.m;f.g;a.b;I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit protesta e kontrolloreve ne rinas proteste ne aeroport aeroporti i rinasit protesta e kontrolloreve ne rinas proteste ne aeroport

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë