Politike

Balluku nxjerr jashtë kontrollorët e Albcontrol: S’keni vend në ndërtesë, s’e merrni dot peng

7 Prill 2021, 16:40 Nga DOSJA
Balluku nxjerr jashtë kontrollorët e Albcontrol: S’keni vend

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar se do të nxjerrë jashtë punonjësit e Albcontroll, nësa këta të fundit nuk pranojnë tu jeoen pagat.

Në një deklaratë të dytë për mediat, Balluku tha se ndërtesa e aeroportit të Rinasit është objekt i një sigurie strategjike që nuk mund të mbahet peng nga disa punonjës që sipas ministres janë pesë masha politike. 

“Të gjithë qytetarët shqiptarë dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. A mbahen katër anëtarët të një familjeje me 2 mijë e 490 dollarë në muaj? Si thoni? Nga ky moment, unë kam informuar aleatët tonë dhe duke qenë se fatkeqësisht kontrollorët kanë vendosur të mos bëjnë detyrën dhe të mos i ofrojnë shërbim askujt. Një ndërtesë e kësaj sigurie nuk duhet të qëndrojë në duart e tyre. Nga ky moment s’do të jenë më aty. Ky nuk është funksion. Të gjithë këta do largohen,”- tha Balluku ndër të tjera. 

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll