Politike

PD padit Edi Ramën më SPAK: Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën me vendin e punës. Ja 4 veprat penale për

7 Prill 2021, 17:38 Nga DOSJA

TIRANË- Partia Demokratike ka paditur ditën e sotme kryeministrin Edi Rama në Spak për 4 vepra penale. Veprat penale që PD paditi Ramën janë “Shpërdorimi i detyrës, Korrupsion aktiv në zgjedhje, Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, ndërkohë që qendër të padisë qëndron kërcënimi që Rama u bëri dje mësuesve, ku tha se ata e mbrojnë vendin e punës vetëm duke votuar PS-në. Në njoftim PD shkruan se Rama me këto veprime ka cënuar zgjedhjet e lira dhe të ndreshme si dhe do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike paditi më SPAK kryeministrin Edi Rama për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Në themel të padisë qendron kërcënimi dhe shantazhimi i Ramës për të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqiëprinë”. Gjatë një bisede me Milva Ekonomin ditën e djeshme, Rama u shpreh se e mbrojnë vendin e punës vetëm duke votuar PS .“Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votë. Në drejtim të paditur përfundon çdo gjë, edhe puna e tyre. Se e fillojnë prapë ata, se nuk dinë gjë tjetër”.- citohet Rama në padi. Për Partinë Demokratike, Edi Rama ka konsumuar 4 vepra penale, për te cilat i kërkon SPAK të hapë hetim:

• Shpërdorimi i detyrës
• Korrupsion aktiv në zgjedhje
• Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
• Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Intimidimi i administratës publike për tu përfshirë në fushatë, presioni për të sjellë deri në 20 vota të sigurta për Partinë Socialiste dhe kërcënimi për largim nga puna janë fenomene që hasen në çdo institucion, por një deklaratë me përmbajtje kërcënuese nga vetë Kryeministri është shumë e rrezikshme, aq më tepër kur për 17 ditë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

PD sjell në vëmendje se në administratën publike punojnë 185 mijë persona, nga 85 mijë që ishin të punësuar në vitin 2013. “Nga këta 10 mijë persona janë punësuar vetëm gjatë muajve të fundit për qëllime elektorale, pa përfshirë 2.500 punonjës me kontrata të përkohshme në pushtetin lokal”- thuhet në padinë e PD, e cila thekson se kërcënimi i drejtpërdrejtë i Ramës që të votojnë PS është për të 185 mijë punonjësit e administratës dhe familjarëve të tyre.

“Me këtë veprim, vetë Kryeministri jo vetëm që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha ka konsumuar një sërë veprash të rënda penale, pasojat e së cilave ndikojnë drejtpërsëdrejti në rezultatin e zgjedhjeve.”- thuhet në padinë e PD, që i kërkon SPAK veprime të shpejta e konkrete, me qëllim parandalimin e mëtejshëm të pasojave të këtij krimi elektoral dhe venien para përgjegjësisë të autorit të këtyre veprave penale.

Ditën e djeshme gjatë një bisede telefonike me Milva Ekonomin, Rama i tha asaj se arsimarët dhe infermierët duhet që të mbrojnë vendin e tyre të punës me votë pasi puna e tyre mund të përfundojë në drejtim të paditur.  

(f.m;I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama pd spak zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama pd spak zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll