Politike

Rama ngacmon Bashën në vendin ku është dhëndërr: Tërmeti më tha që i kemi për ujë, s’po merrem me të….I fut një

7 Prill 2021, 14:51 Nga DOSJA
Rama ngacmon Bashën në vendin ku është dhëndërr:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngacmuar kryedemokratin Lulzim Basha. I pranishëm në Tepelenë, Rama tha se dhëndurrët në atë zonë, siç edhe i kishte thënë Tërmet Peçi, mbahet për ujë. Me humor, kryeministri shtoi se ka edhe më keq, duke përmendur këtu edhe emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

“Për të mos ju marrë kohë e për të mos ju zgjatur ne kemi një plan veprimi, Ata kanë nga ato të tyret, çfarë je ti, po do ta bëjmë, do rrisim rrogat dhe do rrisim pensionet. Si bëhet kjo? Me sapun, kush ta hajë ta hajë, mbasi ta hajë me trmvaj dhe për Tiranë. Nuk dua të zgjatem shumë sepse Lulin e kemi dhe dhëndërr në Tepelenë, megjithëse Tërmeti thotë se ne dhëndurët i kemi për ujë. Sidoqoftë, për ujë apo raki, apo raki me ujë, unë nuk po merrem me Lulzim sepse e kemi dhëndër. Ka edhe më keq, imagjinoni të kishim Saliun dhëndërr në Tepelenë. Obobo. Mos harroni dhe mendoni se çfarë Shqipëri do të kemi. Jo si Xhaferrët me Sudet që e çuan vendin në greminë. dhe Tërmeti sa herë që vij unë këtu i fut një shi për bereqet,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama ngre tonet nga Tepelena: Punonjësit e Albcontrollit të kthehen në punë, marifetçiu Beçheti, Saliu dhe Ilir do marrin atë që s’hahet! Lulin e kemi dhëndërr për ujë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll