Politike

Greva e kontrollorëve, Balluku del prapë në konferencë: Çeta e politikës po merr peng aeroportin

7 Prill 2021, 16:36 Nga DOSJA
Greva e kontrollorëve, Balluku del prapë në konferencë:

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar edhe një herë tjetër punonjësit e Albcontrol, të cilëve u ka kërkuar që të dalin nga ndërtesa, në momentin që nuk kanë ndërmend të punojnë.

Në deklaratën e dytë për mediat, për ditën e sotme, Balluku tha se ata ankohen për paga 2 mijë e 490 dollarëve në një kohë që është pandemia dhe nuk ka punë për të gjithë.


“Kontrollet kanë vendosur që të bëjnë një grevë, tërësisht të paligjshme. Në kodin e Punës është e përcaktuar qartë që; ndalohet greva për sektorët sensitiv, duke e nënvizuar dhe trafikun ajror. Ka nisur që dje kjo tratativë e jashtëzakonshme e kontrollorëve të trafikut ajror, por jo nga e gjithë. Për të kërkuar para në kohë pandemie. Nga 4 mijë e sa dollarë, sepse disa të tjerë e kanë më të ulët, nëse nuk iu afrohen kaq para; atëherë ata marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë. Çeta e politikës ka marrë peng vendin. Braktisja e punës të dashur kontrollorë është bërë. E keni braktisur detyrën dhe është e pavlefshme që të qëndroni brenda ndërtesës në një kohë që ju nuk lejoni kalimin e fluturimeve,”- tha Balluku ndër të tjera. 

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll