Aktualitet

Lihen në fuqi masat aktive, vijon mbyllja e vendit në orën 20:00

7 Prill 2021, 14:59 Nga DOSJA
Lihen në fuqi masat aktive, vijon mbyllja e vendit në orën 20:00

TIRANË– Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë në lidhje me masat anti-Covid. Komiteti la në fuqi të njëjtat masa për mbylljen e vendit, duke lënë në fuqi orën 20:00 për mbylljen e vendit.

Masat që mbeten në fuqi:

Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00. 

Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

 Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

LAJM KRYESOR: Sërish! Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 për dy javë të tjera, apel politikanëve: Respektoni masat, s’lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 7 prill 2021 mira rakacolli komiteti teknik i eksperteve 7 prill 2021 mira rakacolli

Sondazh

Poll