Aktualitet

DOKUMENTI/ Pse u deklarua paaftësia për punë nga kontrollorët: Duam 4 ditë kohë rikuperimi, jemi pa gjumë dhe të stresua

7 Prill 2021, 13:53 Nga DOSJA

TIRANË– Letra e mëposhtme tregon arsyet që shtynë punonjësit e AlbControl që të futen në grevë. Në letër thuhet se punonjësit ndihen të lodhur për shkak të mungesës së gjumit dhe stresit të akumuluar. Ata kërkojnë njër përiudhë tre ose katër ditore rikuperimi.

“Duke u bazuar në kapitullin e paaftësisë për punë, kërkojmë një periudhë tre ose katër ditor rikuperimi. Arsyet janë: Mungesë gjumi dhe përqendrimi; Stres i akumuluar për shkak të situatës financiare dhe COVID-19; Mos mbulim i paketës shëndetësore as nga sigurimet shoqërore as nga kompania e Spitalit Amerikan,”- shkruhet në letër. 

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll