Aktualitet

“KAMELEONËT 2”! Mashtronin duke kërkuar para për të mitur me probleme shëndetësore, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

7 Prill 2021, 14:46 Nga DOSJA
“KAMELEONËT 2”! Mashtronin duke kërkuar para për

TIRANË- Operacioni policor i koduar “Kameleonët 2” ka bërë të mundur arrestimin e Arsen Memaj, i cili akuzohet për veprat “Mashtrim Kompjuterik” dhe “Falsifikim Kompjuterik”. 34-vjeçari Memaj dyshohet se me anë të një skeme të mashtrimit kompjuterik ka përfituar para nga shtetasit shqiptarë me qëllimin që të ndihmojë fëmijët me probleme mendore. Policia ka bërë të ditur se po vazhdon punën për zbërthimin e plotë të këtij grupi dhe për të kapur anëtarët e tij.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “KAMELEONËT 2”, vihet në pranga një nga personat e shpallur në kërkim. Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Si rezultat është vënë në pranga një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, shtetasi Arsen Memaj, 34 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Disa ditë më parë është vënë në pranga shtetasja A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në bashkëpunim me këtë shtetas dhe shtetasin S. N., 37 vjeç, i cili është ende në kërkim, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në dijeni në adresën e postës elektronike [email protected] dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si WhatsApp, Viber etj.

Më parë në këtë operacion ka rënë në pranga 24-vjeçarja Anisa Hamati për shkak të mashtrimit kompiuterik që ka bërë ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpuntori i saj, 37-vjeçar Sandrino Nika.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anisa hamati arsen memaj kameleonët 2 sandrino nika anisa hamati arsen memaj kameleonët 2 sandrino nika

Sondazh

Poll