Aktualitet

Sherr mes adoleshentëve në “Rrugën e Kavajës”, plagoset me thikë 16-vjeçari, shoqërohen autorët

7 Prill 2021, 14:31 Nga DOSJA
Sherr mes adoleshentëve në “Rrugën e Kavajës”,

TIRANË- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Policia ka bërë me dije se në sherr kanë marrë pjesë 3 adoleshentë në rrugën e Kavajës rreth orës 15:15. Nga sherri ka mbetur i plagosur me thikë 16-vjeçari me iniciale A.B, ndërsa në polici janë shoqëruar 17-vjeçari me iniciale K.K dhe 16-vjeçari M.T. Në vendngjare kanë shkruar forcat policore dhe grupi i hetimit për të bërë të mundur zbardhen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit sherr në tiranë policia e shtetit sherr në tiranë

Sondazh

Poll