Aktualitet

Sërish! Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 për dy javë të tjera, apel poli

7 Prill 2021, 14:51 Nga DOSJA
Sërish! Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat,

TIRANË– Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë në lidhje me masat anti-Covid. Komiteti la në fuqi të njëjtat masa për mbylljen e vendit, duke lënë në fuqi orën 20:00 që ka qenë aktive prej më shumë se gjashtë javësh.

Gjatë kësaj fashe orare, siç edhe deklaroi Komiteti Teknik i Ekspertëve, nuk lejohet që të lëvizin qytetarët, përveç rasteve të emergjencës dhe arsye pune, raste kur duhet të jeni të pajisur me leje nga ‘E-Albania’.

Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery. Shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online, në zonat e riskut të lartë, si: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë. Universitetet do të vijojnë me mësimin online, ndërsa fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli bëri me dije se numri i të infektuarve sa vjen e bie bashkë me atë të fataliteve, por që sërish situate e vendit nuk është aty ku duhet.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë detaje në lidhje me numrin e telefonatave drejt Urgjencës për trajtimin e Covid-19 apo për trajtime në shtëpi. Brataj tha se numri i telefonatave është konstant, ndërkohë që shtoi se është shtrirë harta e përhapjes së Covid-19 në vend, pasi po shtohen më shumë fshatra. 

Përsa i përket vaksinimit, zëvendës ministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve e vuri Shqipërinë në vend të pare në rajon. Rakacolli tha se vendi ynë ka lënë pas Greqinë, Italinë dhe shumë vende në rajon.

Masat që mbeten në fuqi:

(f.m/dosja,al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 7 prill 2021 komiteti teknik i eksperteve 7 prill 2021

Sondazh

Poll