Aktualitet

Aksident në Milot, makina përfundon të bordura ndarëse e rrugës, raportohet për dy vajza të plagosura

7 Prill 2021, 14:42 Nga DOSJA
Aksident në Milot, makina përfundon të bordura ndarëse e

MILOT– Një aksident është raportuar disa minuta më parë në aksin rrugor Milot-Rubik në Rrugën e Kombit.

Në të janë përfshirë 2 automjete të cilat kanë përfunduar në barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë dy vajza janë plagosur, të cilat aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Personat e plagosur janë shoferja dhe pasagjerja e njërës prej makinave.

Makina me të cilën vajzat udhëtonin u përplas me një furgon, teksa në aksident u përfshi dhe një makinë e tretë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën, teksa burime paraprake kanë bërë me dije se shkak i aksidentit ka qenë moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në milot aksident në milot

Sondazh

Poll