Aktualitet

Presidenti Ilir Meta dekoron heronjtë e rezistencës kundër pushtimit fashist me rastin e 82-vjetorit

7 Prill 2021, 14:27 Nga DOSJA
Presidenti Ilir Meta dekoron heronjtë e rezistencës kundër

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka dekoruar heronjtë e rezistencës kundër pushtimit fashist Isak Metalia e Xhevdet Ballanca, si dhe historianin Sali Hidri.

Me rastin e 82-vjetorit të 7 prillin 1939, e cila njihet si dita e rezistencës antifashiste Meta dekoroi pas vdekjes dy partizanët Isak Metalia e Xhevdet Ballanca.

Me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” u dekoruan (pas vdekjes) nga Kreu i Shtetit shqiptar Isak Metalia “Për heroizmin e pashoq treguar në ditën e pushtimit fashist të vendit; për rezistencën dhe udhëheqjen e grupit drejt sakrificës sublime, në mbrojtje të lirisë së vendit, duke u bërë njëri nga heronjtë e parë të Luftës së Dytë Botërore.”

U dekorua Xhevdet Ballanca (pas vdekjes) “Për kontributin e çmuar, dhënë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, për çlirimin e vendit nga okupatorët, si dhe për merita të veçanta si ushtarak karriere e drejtues me vizion në Forcat e Kufirit.”

Ndërsa historiani, Sali Hidri u vlerësua me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacionin “Për kontributin e çmuar dhënë në fushën shkencore dhe arkeologjike, si dhe kumtesat, botimet e paraqitjet dinjitoze të mbajtura  dhe përkthyera në akademitë prestigjioze, jashtë vendit.”

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës, u shpreh:

“Sot përkujtojmë 7 prillin 1939, një ditë të zezë në historinë e popullit tonë, por edhe një ditë nderimi për rezistencën heroike antifashiste të patriotëve tanë më të kulluar, që në momentin më të vështirë, i dolën për zot Atdheut, duke mos kursyer as jetën e tyre.

Është detyra jonë t’i mbrojmë Heronjtë dhe veprat e tyre, pavarësisht ideologjive, periudhave dhe sistemeve të kohës, sepse në këtë mënyrë ne ruajmë kombin dhe rrënjët tona, që mbrohen më mirë duke i edukuar të rinjtë me dashurinë për Atdheun.

Me rastin e 75-vjetori të Çlirimit, pata kënaqësinë dhe nderin t’i jepja “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën në Republikën e Shqipërisë, Heroit të shquar të Rezistencës Antifashiste, Mujo Ulqinaku sepse kush më shumë se një figurë kaq patriotike, që i qëndroi betimit të tij si ushtarak para Flamurit Kombëtar, do ta meritonte këtë vlerësim të lartë.

Por ne e dimë shumë mirë, që kjo rezistencë ishte edhe e shumë bijave dhe bijëve të tjerë, nga më të mirët e Shqipërisë, që u ngritën dhe u bashkuan kundër një prej fuqive më të mëdha të kohës, Italisë fashiste.

Dëshmorët e Atdheut, që ranë në këtë ditë, janë edhe frymëzuesit e gjithë asaj rezistence të mëpasshme, deri në Çlirimin e plotë të vendit.

Sot kam kënaqësinë, që të nderojmë së bashku edhe Isak Metalinë, i cili edhe pse ishte mbi 60 vjeç, me pjekurinë dhe zjarrin e një patrioti të vërtetë u deklaronte shokëve përpara se të jepte jetën: ‘Unë e kam nda mendjen me luftue për vendin tim. U thoni fëmijëve të mi se vdiqa për Shqipërinë’.

Kjo fjali, thënë në çastet më të vështira të jetës së tyre u kthye edhe në një himn e frymëzim edhe për të tjerët, që luftuan deri në frymën e fundit.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dekorimet e ilir metes isak metalia sali hidri xhevdet ballanca dekorimet e ilir metes isak metalia sali hidri xhevdet ballanca

Sondazh

Poll