Aktualitet

Media zvicerane: Shqipëria në vend të parë për të akuzuarit për krime që janë në kërkim ndërkombëtar

7 Prill 2021, 13:23 Nga DOSJA
Media zvicerane: Shqipëria në vend të parë për të

ZVICËR“Interpoli aktualisht kerkon  mbi 100 shqiptarë në Ballkan.” Kështu e nis artikullin media zvicerane Le Canton27.ch, ku ka vënë në focus të kërkuarit shqiptarë për krime të ndryshme. Sipas Le Canton27.ch, referuar burimeve te Interpolit, ‘alarmët e kuq’ kanë të bëjnë me të arratisurit të kërkuar në ndjekje penale ose për të vuajtur dënimin e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare të Interpolit, Shqipëria e vogël mban vendin e parë në Evropë me numrin më të lartë të këtyre personave të kërkuar për krime, krahasuar me vendet e tjera të Evropës, madje edhe të atyre shteteve që kanë nga 80 e 100 milionë banorë.

Veç listës së Interpolit, Shqipëria posedon një listë tjetër e personave të shpallur në kërkim është ajo e policisë së shtetit shqiptar, me rreth 700 persona, të akuzuar për krime të ndryshme përfshirë këtu për drogë, terrorizëm, prostitucion, falsifikime, vjedhje dhe vrasje.

Artikulli i plotë:

Shqipëria ka 86 persona të akuzuar për krime të ndryshme që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju refereuar burimeve te Interpolit.

Njoftimet e Kuqe të Interpol-it kanë të bëjnë me të arratisurit të kërkuar në ndjekje penale ose për të vuajtur dënimin e tyre. Një njoftim i kuq përfshin kërkimin e agjencive të zbatimit të ligjit në të gjithë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose procedurave të tjera ligjore. Shqipëria e vogël me një numër të madh të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Përkundër pandemisë, në Evropë kriminaliteti me i madh vazhdon të lulëzoje në Ballkan nëse jo me kontrabandimin e klandestinëve, ai vazhdon me trafikun e drogës, armëve e së fundmi edhe me vaksina dhe teste të falsifikuara.

Në listën e Interpoli-t janë përfshirë 86 persona nga Shqiperia të akuzuar për krime të ndryshme që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ne mesin e të kërkuarve është edhe një femër (C.S, 38 vj.) Mosha e të kërkuarve shqiptarë nga Interpol është nga 30-58 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare të Interpolit, Shqipëria e vogël mban vendi e parë në Evropë me numrin më të lartë të këtyre personave të kërkuar për krime, krahasuar me vendet e tjera të Evropës, madje edhe të atyre shteteve që kanë nga 80 e 100 milionë banorë. 

Për shembull ne Gjermani kërkohen vetëm 18 persona nga Interpoli, apo në Turqi kërkohen vetëm 18 persona për krime, pastaj në Francë, 27, Serbi,28, Bullgari 47, Greqi 12, Kosovë 2, në Mal të Zi nga 4 të kërkuar me asnjë shqiptarë, Ne Maqedoni 2, në Slloveni nga 7 të kërkuar 2 janë shqiptarë,.etj,

Çdo person i renditur në faqen e Interpolit ka një ‘njoftim të kuq’ bashkangjitur në foto, i cili sipas organizatës, është një kërkesë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën për të gjetur dhe arrestuar një person që pret përkohësisht ekstradimin, dorëzimin ose veprime të ngjashme ligjore. Veç listës së Interpolit, Shqipëria posedon një listë tjetër e personave të shpallur në kërkim është ajo e policisë së shtetit shqiptar, me rreth 700 persona, të akuzuar për krime të ndryshme përfshirë ketu per drogë, terrorizëm, prostituicion, falsifkiime, vjedhje dhe vrasje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet le canton27.ch per shqiperine shqiptaret e shpallur ne kerkim nderkombetar le canton27.ch per shqiperine shqiptaret e shpallur ne kerkim nderkombetar

Sondazh

Poll