Aktualitet

Burri i hallës përdhunon 15-vjeçaren dhe dënohet me tre muaj burg, nëna e vajzës: Nëse nuk merr dënimin e merituar, do t

7 Prill 2021, 13:11 Nga DOSJA
Burri i hallës përdhunon 15-vjeçaren dhe dënohet me tre

TIRANË– Një vajzë e mitur u përdhunua nga burri i hallës, i cili u dënua me vetëm 3 muaj burg dhe më pas u la i lirë.

Në vitin 2017 erdhi sërish në shtëpinë time, isha vetëm me babin, i cili është me probleme mendore. Resmiu më lidhi duart, më zhveshi, më kafshonte dhe unë bërtisja. E denoncova, por e liruan. Më ndiqte në shkollë, më thoshte, hajde në makinë, pse nuk hipën”.

Historinë për emisionin “Shqipëria live” e tregon nëna e vajzës, Violeta Koroni. “Resmiu është burri i kunatës. Ai kishte gruan në Greqi, vinte këtu hante dreka, darka. Vjehrrit tim i vinte turp ta dëbonte. Vajza, më tregoi që në vitin 2016, kur e Resmoiu e çoi në Rinas. Nuk më lanë këta të shtëpisë të denoncoja, më thanë gënjen vajza se është e vogël. Unë  e besoja vajzën. Vajza kishte shenja të vazhdueshme.

Për një vit rresht, nuk ma la rehat çupën. I thoshte kunatit që rri me çuna, donte ta ndante nga shokët dhe shoqet. Nuk e linte rehat.  Prapë vinte në shtëpi, në vitin 2017, unë desh e vrava por nuk më lanë.

Në korrik 2017, vjehrri dhe vjehrra ikën në fshat. Erdhi Resmiu në shtëpi, tha dua vajzën që të bëjë disa punë me vajzën time. Unë nuk desha, vajza ishte në gjumë. Por ai më kërcënonte se do të më ndante nga burri.Ai ishte lajmësi që më solli këtu, dhe më kërcënonte që do të më ndante nga burri.

E gënjeu vajzën, i tha që do të vish te shtëpia ime. Vajza i tha unë nuk vij. I thoshte do shkojmë të marrim një dy gjëra për të ngrënë derisa e çoi në mes të pyllit, ku nuk kishte asnjë shtëpi. Këtë herë ika vetë në polici, nuk e shikoja dot më që vinte në shtëpi. I thashë vjehrrit çfarë i ka bërë. Mjekët e kanë konfirmuar që vajza është përdhunuar”.

Sot, vajza e Violetës jeton në Gjermani, por ajo kërkon drejtësi. “Ai u dënua tre muaj burg dhe kur doli tha unë jam i pafajshëm . Nëse ai nuk arrestohet, unë atë do ta vras vetë. Vjehrri im vdiq nga kjo ngjarje. Ma shkatërroi vajzën time, që tani nuk jeton as me prindërit, as me vëllanë, dua që të dënohet sa e meriton”.

Marrë nga Top-Chnanel

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burri i halles perdhunon 15 vjecaren tirane burri i halles perdhunon 15 vjecaren tirane

Sondazh

Poll