Sport

Zidane në bisedë me Del Pieron: “Italia dhe Juventusi janë në zemrën time”

7 Prill 2021, 08:45 Nga DOSJA
Zidane në bisedë me Del Pieron: “Italia dhe Juventusi janë

SPANJE – Trajneri i “los blancos”, Zinedine Zidane, pas fitores 3-1 ndaj Liverpool në ndeshjen e parë për Champions League, ka pranuar për mediat italiane, se ai ende ka ‘dashuri’ për ish-klubin e tij Juventusin dhe nuk do të përjashtonte një kthim të mundshëm kur u pyet.

Gjithashtu, Zidane u pyet, nëse atij i mungonte miku i tij Alessandro Del Piero, apo Italia. “Të dy, Italia është në zemrën time, kam kaluar pesë vjet në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua”,- u shpreh fillimisht Zidane për “Sky Italia”.

“E ardhmja te Juve? Tani për tani unë jam këtu, do të shohim”,- përfundoi trajneri i Real Madridit, duke qeshur me mikun e tij Del Piero, i cili gjithashtu edhe ai ishte në linjë telefonike.

E ardhmja e Zinedine Zidane te Real Madrid mbetet e panjohur. Kohët e fundit është folur shumë për një mundësi të largimit të tij nga “los blancos”. Komentet e tij të fundit sigurisht që do të tërheqin vëmendjen në Itali.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “sky italia” alessandro del piero juventusi real madrid zinedine zidane “sky italia” alessandro del piero juventusi real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll

Sport 6 Prill 2021, 16:02

Rekordi i Haaland, si askush tjetër në Europë!

TIRANE – Pas 20 ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube, Erling Haaland ka shënuar 24 gola dhe ai gjendet në listën e golashënuesve të paktën me nga një gol nda...