Sport

Juventusi dhe Milani, “pazar” midis tyre: Bernardeschi për Romagnolin

7 Prill 2021, 07:59 Nga DOSJA

ITALI – Dy klubet “big” të Seria A, Juentusi dhe Milani, po mendojnë për të kryer një transaksion midis tyre, duke ndërruar “kokë më kokë” anësorin Federico Bernardeschi me mbrojtësin e qendrës Alessio Romagnoli. Kontratat e të dy futbollistëve janë afër fundit, ato skadojnë në qershor të vitit 2022.

Kësisoj raporton “Goal.com”, i cili njofton se zyrtarët e të dy klubeve kanë nisur të detajojnë shkëmbimin në mes të dy lojtarëve. Romagnoli ka humbur vendin e tij të titullarit dhe kapiteni i kuqezinjve konsiderohet i ngadaltë për skemat e trajnerit Stefano Piolit.

Nga ana tjetër, Bernardeschi është përdorur kudo. Nga anësor në një ‘trequartista’, një 9 fals, një mesfushor qendror, madje kohëve të fundit edhe një mbrojtës krahu te Juventusi. Nëse ai do të shkonte te Milani, mendohet se ai do të kishte më shumë një rol titullari, si pjesë e treshes që mbështet qendërsulmuesin.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport alessio romagnoli. federico bernardeschi juventus milan stefano piolit. alessio romagnoli. federico bernardeschi juventus milan stefano piolit.

Sondazh

Poll

Sport 6 Prill 2021, 16:02

Rekordi i Haaland, si askush tjetër në Europë!

TIRANE – Pas 20 ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube, Erling Haaland ka shënuar 24 gola dhe ai gjendet në listën e golashënuesve të paktën me nga një gol nda...