Sport

Presidenti De Laurentiss solidarizohet me trajnerin: “Faleminderit Guardiola!”

7 Prill 2021, 07:39 Nga DOSJA

ITALI – Shtohen zërat kundër UEFA-s dhe FIFA-s. Ka qenë edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiss, i cili ka dalë përkrah trajnerit Pep Guardiolës pas deklaratave të tij për kalendarin e ngjeshur. Italiani i bashkohet kështu trajnerit të Cityt dhe ka një kërkesë të hapur për UEFA-n e FIFA-n.

“Unë jam plotësisht dakord me atë tha Pep Guardiola. Ligat Kombëtare dhe tifozët e tyre nuk mund të injorohen. Në fakt ai thotë që UEFA dhe FIFA po vrasin lojtarët. Këtë gjë unë e kam thënë që kur i jam futur futbollit. Më në fund doli një person intelegjent dhe i përgjegjshëm. Faleminderit Guardiola”,- ka shkruar italiani në Twitter.

Kujtojmë se trajneri i Manchester Cityt ka qenë i pari, i cili që ka dalë në mbështetje të ftubollistëve, të cilët po abuzohen nga UEFA dhe FIFA me kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve kombëtare dh endërkombëtare. De Laurentiis bëhet kështu personi i dytë në këtë nismë, por ende nuk ka ndonjë reagim nga UEFA apo FIFA.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport aurelio de laurentiss manchester city pep guardiola uefa dhe fifa aurelio de laurentiss manchester city pep guardiola uefa dhe fifa

Sondazh

Poll

Sport 6 Prill 2021, 16:02

Rekordi i Haaland, si askush tjetër në Europë!

TIRANE – Pas 20 ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube, Erling Haaland ka shënuar 24 gola dhe ai gjendet në listën e golashënuesve të paktën me nga një gol nda...