Sport

VIDEO/ Liverpool duhet të djersijë në Anfield! Real Madrid tri “shuplaka” skuadrës së Klopp, Man.City fiton në frymën

6 Prill 2021, 21:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Liverpool duhet të djersijë në Anfield! Real Madrid tri

EUROPË– Aktualisht kanë përfunduar dy takimet e para çerekfinale të Champions League. Kryendeshja Real Madrid-Liverpool përfundoi me shifrat 3-1. Skuadra madrilene tregoi supermaci që në minutat e para, Vinicius në minutën e 30’ zhbllokoi takimin,ndërsa 6 minuta më vonë Asensio shënoi të dytin në minutën e 36’.

Në pjesën e dytë, Salah ngushtoi shifrat për Liverpool, por Vincius edhe një herë tregoi se ishte nata e tij duke shënuar golin e tretë në të 65’. Një rezultat që i jep garanci skuadrës së Zidane në takimin e dytë që do të zhvillohet në Anfield.

Manchester City mposhti 2-1 Dortmundin, në një 90 minutësh interesant.De Bruyne shfrytëzoi më së miri një asist të Mahrez në minutën e 19-të, duke kaluar në festë anglezët. Atëherë kur pritej fundi i sfidës, Reus shënoi për verdhezinjtë. Në të 90-tën, Foden realizon të dytin dhe vendimtarin.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league manchester city real madrid champions league manchester city real madrid

Sondazh

Poll