Sport

“Torino është qytet i mërzitshëm”, partnerja e futbollistit të Juventusit acaron tifozët dhe drejtuesit e klubit

6 Prill 2021, 20:45 Nga DOSJA
“Torino është qytet i mërzitshëm”, partnerja e

TORINO-Shanset që Paulo Dybala të qëndrojë te Juventusi për një kohë të gjatë sa vinë e pakësohen.Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur prej kohësh dhe gjasat që argjentinasi të zgjasë bashkëpunimin me bardhezinjtë janë thuajse minimale, sidomos duke patur parasysh kërkesat e larta ekonomike të Dybalas dhe krizën ekonomike në të cilën është përfshirë klubet për shkak të pandemisë. Partnerja e lojtarit, Oriana Sabatini ka bërë një deklaratë që mund të acarojë drejtuesit por edhe tifozët.

“Problemi është se nuk ka ndonjë gjë për të bërë në Torino dhe është  vend i mërzitshëm”. “Kur Paulo e ka pushim, ne shkojmë diku tjetër, sepse edhe atij i pëlqen të bëjë gjëra të ndryshme. Përpiqem ta plotësoj kohën duke marrë mësime boksi, duke gatuar, lexuar ose shkruajë këngë në piano” është shprehur Sabatini për revistën “Gente”.Për më tepër, qyteti i Torinos aktualisht është në izolim si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport dybala juventus oriana sabatini dybala juventus oriana sabatini

Sondazh

Poll