Sport

Napoli luan nesër ndaj Juventusit, ish-futbollisti napoletan kritikon Rrahmanin: Nuk është për…

6 Prill 2021, 19:39 Nga DOSJA
Napoli luan nesër ndaj Juventusit, ish-futbollisti napoletan kritikon

ITALI-Napoli do të luajë nesër përballë Juventusit, ndeshje kjo e prapambetur.Dilemat për formacionin që do të hedhë në fushë janë të mëdha, e sidomos kur flitet për repartin mbrojtës. Por sipas ish-lojtarit të Napolit, Alesandro Renika, nuk e mendon emrin e Amir Rrahmanit në mesin e 11 futbollistëve titullarë. Ish-mbrojtësi ka kritika për lojtarin dardan, të cilin e shikon si të papërshtatshëm për Napolin.

“Rrahmani nuk është skarco, por ai nuk është i përshtatshëm për Napolin për shkak të gabimeve që kam parë të bëjë në fushë. Maksimoviç ka problemet e veta, por që janë më pak të dukshme kur ka Koulibaly. Me Romën dhe Milanin, Maksimoviç luajti dy ndeshje të mira.

Koulibaly-Maksimoviç është çifti më logjik për ta përballuar Juventusin. Manolas bëri një lojë të tmerrshme të shtunën, sepse kishte një muaj e gjysmë pa luajtur. I vetmi balotazh në kokën e Gatuzos besoj që është Maksimoviç apo Manolas. Me 90% do të jetë çifti Koulibali-Maksimoviç në mbrojtje në sfidën ndaj Juventusit”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport amir rrahmani napoli amir rrahmani napoli

Sondazh

Poll

Sport 5 Prill 2021, 17:32

Mbrojtësi kuqezi edhe më pranë Milanit

ITALI – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Napolit, Elseid Hysaj, mbetet nën vëzhgim të disa skuadrave të Serisë A, pas mungesës së rinovi...