Sport

RUSI/ Shtanga shqiptare po shkëlqen në kampionatin e peshëngritjes, Briken Calja i jep dy medalje Shqipërisë

6 Prill 2021, 20:21 Nga DOSJA
RUSI/ Shtanga shqiptare po shkëlqen në kampionatin e

RUSI-Kampionati Europian i Moskës ka nisur në mënyrën më të mirë për Shqipërinë. Pas Evangjeli Velit që mori dje medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes me 89 kilogram, sot ishte rradha e peshëngritësit Briken Calja që ka shkëlqyer në shtytje dhe në dy garësh duke arritur dy medalje, të argjendë dhe të bronztë.

Fillimisht Calja nisi garimin në shkëputje ku nuk u tregua në nivelin më të mire dhe u rendit i katërti dhe arriti të ngre vetëm 152 kg në provën e parë për të dështuar në të dytën me 157 kg ndërsa në të tretën që mund t’i jepte medalje po me 157 kg nuk pati sukses duke u renditur i katërti në këtë stil, me të njëjtin rezultat me peshëngritësin bullgar, por ky i fundit ishte 100 gramë më i lehtë në peshën trupore.

Garë më e mirë për Caljen në stilin e shtytjes. Gaboi në provën e parë për 184 kilogramë, por u tregua i saktë në provën e dytë për 184 kilogramë, duke rrëmbyer medaljen e argjendtë. Në provën e tretë për 188 kilogramë, kur mund të merrte të artën, Calja gaboi. Me këtë rezultat, peshëngritësi siguroi edhe medaljen e bronztë në dygarësh, duke ngritur në total 336 kilogramë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport briken calja peshengritje briken calja peshengritje

Sondazh

Poll