Sport

Duka: “Qeverinë nuk e kam kundra, por një politikan aq i fortë sa Edi Rama mund të bënte më shumë për sportin”

6 Prill 2021, 15:55 Nga DOSJA
Duka: “Qeverinë nuk e kam kundra, por një politikan aq i

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Skaner”, ku ndër shumë tema, ka folur edhe për kombëtaren. Duka thekson se trajneri Edi Reja është një ekspert dhe kjo nuk mund të mohoet, ndërsa shton se nuk ka parë një lojtar që të rritet aq shumë sa çka bërë në këto vite Berat Gjimshiti.

“Nuk kam parë për shembull një lojtar që të rritet më shumë se Berat Gjimshiti te Atalanta që luan në Champions League apo Hysaj, Uzuni, Strakosha. Reja është ekspert dhe këtë nuk mund ta mohojmë. E ka bërë punën e tij që lojtarët të jenë grup.
Shqipëria dikur që kishte mesfushorë dhe nuk kishte shumë mbrojtës. Tani kemi mbrojtësit ndoshta nga më të mirët në Europë dhe nuk kemi shumë mesfushorë”,– u shpreh Duka.

Refuzimi i ligjit të sponsorizimit, mbështetja e munguar për futbollin si dhe refuzimi për rikthimin e tifozëve nuk janë vendime që janë marrë për inat të Armando Dukës nga qeveria. Të paktën kështu mendon vetë presidenti i FSHF-së

“Nuk besoj se shteti më është vënë kundër. Ne natyrisht kemi kërkesat tona për të zhvilluar futbollin, por është një periudhë elektorale dhe nuk është me vendi të diskutojmë këtë. Gjithsesi unë mendoj se sporti nuk është mbështetur. Qeveria nuk duhet t’i jepte lëmoshë, por duhet të bëjë detyrat e saj. Duhet të ndërtojë kushte të përshtatshme për ta zhvilluar. Pavarësisht premtimit për ligjin e sportit ende nuk ka ndodhur sepse tani nuk janë kushtet.

Me kryeministrin nuk bëhet fjalë për krisje. Nga pikëpamja personale janë marrëdhënie të mira, por si zyrtar padyshim mund të ketë konflikte. Me një kryeministër si Edi dihet se sa i fortë është dhe duhet të bënte më shumë me sportin,”-u shpreh Duka.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll